Lazim Destani pas Maqedonisë dhuron mijëra tableta edhe për fëmijët në Kosovë
Pas Maqedonisë, mijëra tableta nisin të shpërndahen dhe në Kosovë, të dhuruara nga “Ecolog” dhe familja e Lazim Destanit, për nxënës nga familje në nevojë.
Ecolog dhuron mijëra kompjutorë-tablet për fëmijët e familjeve në nevojë
Përpjekjet për t’i dalë në ndihmë popullatës sonë në këtë periudhë pandemie janë obligim i secilit që e ka këtë mundësi dhe ato po inkurajojnë gjithnjë e më shumë.
Apel drejtuar: Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë
Motra e Vëllezër të nderuar, në këtë periudhë të vështirë pandemie të shkaktuar nga virusi Covid-19, si
Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe
Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare,
e konsideroj themelore nevojën për t’i vënë në lëvizje strukturat tona me synimin që t’i dalim në ndihmë popullatës në trojet tona dhe jo vetëm.
Lazim Destani thirrje Diasporës: Në këto ditë të vështira atdheu pret nga ne
Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, sipërmarrësi dhe filantropi shqiptar Lazim Destani nisur nga situata e vështirë në të cilën gjendet mbarë bota për shkak të pandemisë globale u ka bërë thirrje bizneseve shqiptare në Diasporë që të bashkohen për ti ardhur në ndihmë vendlindjes. Nëpërmjet një postimi në facebook Destani u është drejtuar Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë për të vënë në lëvizje strukturat e tyre që t’i dalin në ndihmë popullatës në trojet tona dhe jo vetëm.
Lazim Destani: Dhoma e Biznesit të Diasporës të bëhet advokues i investitorëve
Sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar në Diasporë, Lazim Destani, në një intervistë dhënë për Gazetën e Diasporës, vë theksin tek domosdoshmëria e krijimit të një klime të përshtatshme biznesi për investime në tregun shqiptar.
Lazim Destani viziton Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjermani
Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës Lazim Destani e vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, e hapur rishtazi në Landin, North Rhine-Westphalia (NRW). Fillimisht, z. Destani e përgëzoi Konsullin Kashtanjeva për hapjen e kësaj Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjermani si dhe stafit të Konsullatës ia shprehu urimet e tij të përzemërta për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Lazim Destani, në Takimin e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës Shqiptare, më 18 dhjetor 2019, në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës. Ky takim kishte për qëllim diskutimin për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli. Krahas anëtarëve të Këshillit, këtu morën pjesë krerët e vendit, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe autoritete të tjera shtetërore.
Themelohet i Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare
Lazim Destani, President Nderi i Dhomës
Nën organizimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, më 27 nëntor 2019, në Tiranë u themelua Dhoma e Biznesit të Diasporës (DhBD). Në aktin e themelimit morën pjesë biznesmenë nga diaspora, autoritete shtetërore si, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e të tjerë.
Universiteti i Tetovës shënon 25 vjetorin e themelimit
Përurohet shtatorja e themeluesit të Universitetit dhe “Flakadani i Kujtesës”, dy vepra arti këto, dhuratë Universitetit nga filantropi Lazim Destani. Plot një çerekshekulli përpjekjesh të pafundme për arsimimin dhe universitetin shqip në Tetovë, tashmë ky universitet mban emrin e ideatorit, themeluesit dhe rektorit të parë, Fadil Sulejmani.
Lazim Destani viziton zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri
I prekur thellë nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë, Lazim Destani viziton qytetet që e pësuan nga kjo fatkeqësi natyrore. Lëkundjet e tokës lanë pas dhjetëra viktima, qindra të lënduar dhe shumë ndërtesa e shtëpi të shembura. Mijëra të tjerë, të tronditur e pa kulm mbi kokë, u strehuan nëpër salla sportesh e nëpër kampet e ngritura në fusha futbolli. Po këtë ditë, Lazim Destani dërgon gjithashtu një kontingjent me ndihma emergjente për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj ane.
Lazim Destani merr pjesë në Kongresin e II-të Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
I ftuar nga organizatori i Kongresit, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, Lazim Destani mori pjesë në Kongresin e II-të Ekonomik që i zhvilloi punimet më 9-10 nëntor në Frankfurt. Në këtë Kongres morën pjesë shumë afaristë nga Kosova e Gjermania, duke u mbledhur bashkë rreth 600 biznese shqiptare dhe gjermane.
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar viziton Ecolog-un
Kryetari i Bordit Këshillëdhënës të Ecolog-ut, z. Lazim Destani, në zyrat e kompanisë në Tetovë e priti për vizitë Ambasadoren britaneze në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Rachel Galloway. Përkushtimi i tij i vazhdueshëm për të luftuar problemin e papunësisë së të rinjve që e ka shtrënguar tash e sa kohë Ballkanin Perëndimor ishte fokus i takimit me Ambasadoren. Rëndësia e çuarjes përpara të marrëdhëneve të shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ishte gjithashtu njëra nga temat e diskutimit. “Rritja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona nuk është e rastësishme” tha z. Destani.
Strategjia Kombëtare për Diasporën, Plani i Veprimit - 2020
Gjermani/ Lazim Destani i pret Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare. Ky Këshill 15 anëtarësh, pjesë e të cilit është dhe Lazim Destani, është ngritur rishtazi si njësi e re në kuadër të Ministrisë së Diasporës në Republikën e Shqipërisë.
Shkolla fillore “Liria” bëhet me ndërtesë anekse për fëmijët me nevoja të veçanta
Përmes një ceremonie inauguruese, te shkolla fillore “Liria” në Tetovë, sot u lëshua në përdorim ndërtesa e re anekse për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky objekt përfshin tre klasa mësimi, tualete si dhe hapësirat e nevojshme plotësuese, ndërsa është donacion nga kompania Ecolog. Inventari i këtyre hapësirave mësimore është donacion nga Ambasada e Gjermanisë me të cilën kompania Ecolog ka marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi.
Lazim Destani merr pjesë në “Mbledhjen Ndërkombëtare në Berlin”
Lazim Destani merr pjesë në këtë konferencë tre-ditëshe ku po realizon një agjendë të ngjeshur takimesh. Konferenca, që ndryshe njihet si „Lutjet e Mëngjesit“, sivjet është e 24-ta me radhë dhe organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Parlamentit Gjerman.
Lazim Destani uron kuqezinjtë për titullin
Klubi i futbollit Shkëndija, të dielën më 19 Maj 2019, e ngriti trofeun për titullin e kampionit të stinorit 2018/2019. Menjëherë të nesërmen erdhën urimet e përzemërta nga numri një i Shkëndijës, Lazim Destani, drejtuar të gjithë atyre që me kënaqësi i ndjekin ndeshjet dhe sukseset e klubit kuqezi.
Lazim Destani merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës
Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, Lazim Destani, mori pjesë në konferencën e posaçme të Forumit Ekonomik të Vienës, me temë: “Vienna Economic Talk – Perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Konferenca u mbajt më 20 maj 2019 nën organizimin e A1 Telekom Austria Group, në selinë e tyre në kryeqytetin austriak, Vienë.
Lazim Destani nderohet me çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”
Përmes një ceremonie të veçantë në mbyllje të Samitit të dytë të Diasporës në Tiranë, nga Ministria e Diasporës e R. së Shqipërisë, Lazim Destani nderohet me çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”. Me këtë rast, krahas suksesit të Lazim Destanit si sipërmarrës, në mënyrë të veçantë u theksua kontributi i tij si humanitar dhe filantrop i shquar.
Lazim Destani merr pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës Shqiptare
Lazim Destani mori pjesë në Samitin e dytë të Diasporës Shqiptare, që me mbështetjen e autoriteteve shtetërore i zhvilloi punimet këto ditë në Tiranë. Në ceremoninë e hapjes së Samitit ishin prezent autoritete shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe përfaqësues të shumtë nga komuniteti i biznesit të diasporës shqiptare.
Lazim Destani në Forumin Ekonomik të Vienës
Lazim Destani mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës që këto ditë i zhvilloi punimet mbi temën “Bashkëpunimi Rajonal si pjesë e Integrimit Europian. Digjitalizimi në Ballkan”. Ky Forum jubilar, i 15-ti me radhë, i zhvilloi punimet nën patronazhin e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, ndërsa morën pjesë krerët e qeverive të rajonit të Ballkanit si dhe përfaqësues të shquar të ekonomisë e të biznesit.