Lazim Destani nderohet me çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”
Përmes një ceremonie të veçantë në mbyllje të Samitit të dytë të Diasporës në Tiranë, nga Ministria e Diasporës e R. së Shqipërisë, Lazim Destani nderohet me çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”. Me këtë rast, krahas suksesit të Lazim Destanit si sipërmarrës, në mënyrë të veçantë u theksua kontributi i tij si humanitar dhe filantrop i shquar.
“Është nder dhe vërtet privilegj që po marr pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës Shqiptare. Me këtë rast falënderoj organizatorët dhe autoritetet e Republikës së Shqipërisë për pritjen e ngrohtë dhe gjithashtu për punën dhe angazhimin e tyre drejt realizimit të synimeve të Samitit ku janë bërë bashkë aktorë të ndryshëm, të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falënderoj autoritetet e vendit për vlerësimin publik që ata i bënë punës dhe aktiviteteve të mia shumëvjeçare duke më nderuar me dy çmimet që më sollën ndjenjë të këndshme krenarie.” tha Lazim Destani.