Prishtinë / Lazim Destani, në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

lazim destani takon kryeministrin albin kurti

Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i ftuar në këtë ceremoni, Lazim Destani merr pjesë në pritjen shtetërore të krerëve të vendit, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Për pjesëmarrjen në këtë ceremoni, në rrjetet e tij sociale Lazim Destani shkruan:

Me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ishte kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e pritjes nga presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Në nderim të kësaj dite madhështore në Prishtinë kishin ardhur përfaqësues institucionesh dhe politikanë nga të gjitha trojet tona, përfaqësues të trupit diplomatik si dhe personalitete nga jeta shoqërore e kulturore.

Gëzuar Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Previous
Previous

Lazim Destani mori pjesë në takimin e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës

Next
Next

Kaçanik / Lazim Destani viziton Kullën e Nikajve në Kaçanik