Kaçanik / Lazim Destani viziton Kullën e Nikajve në Kaçanik

Kaçanik / Lazim Destani viziton Kullën e Nikajve në Kaçanik

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lazim Destani ishte pjesë e auditorit që ndoqën premierën e filmit dokumentar, ‘Gratë, Lufta dhe Paqja’. Dokumentari u shfaq te Kulla e Nikajve në Kaçanik, ndërsa ishte produksion i studentëve nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Sociale e Humanistike. Në këtë dokumentar filmik u prezantuan dëshmitë e grave që vinin nga familjet e dëshmorëve dhe që gjatë luftës kishin qenë pjesë e mbështetjes logjistike. Përmes rrëfimeve të tyre ato sollën ngjarje e detaje autentike mbi heroizmin, rolin dhe kontributin e gruas në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

Këtu te Kulla e Nikajve, me mbarimin e dokumentarit, pjesëmarrësit u ngjitën në katin e sipërm të Kullës për të vizituar muzeun e ngritur rishtazi nga vetë banorët e kësaj ane. Në këtë muze lokal ishin ekspozuar fotoportrete të dëshmorëve, artefakte dhe armë origjinale të njësiteve të kësaj zone të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me mbarimin e vizitës këtu, Lazim Destani falënderoi organizatorët për ftesën ndërsa e çmoi lart ngritjen e muzeut te Kulla e Nikajve, duke thënë: - Impresionuese ishin gjërat e ekspozuara në këtë muze, u lumtë aktivistëve për idenë dhe ngritjen e këtij muzeu që nderon jo vetëm dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë por gjithë popullin shqiptar.

Previous
Previous

Prishtinë / Lazim Destani, në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Next
Next

Kompania Ecolog International dhe Spitali Klinik i Tetovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi