Lazim Destani uron kreun e inteligjencës amerikane: Zgjedhja e duhur ne kohën e duhur
Sipërmarrësi dhe filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani ka uruar shefin e ri të inteligjencës amerikane John Ratcliffe për detyrën e re.
Në mesazhin e tij anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës shprehet se kjo është zgjedhja e duhur në kohën e duhur.
“Uroj John Ratcliffe për konfirmimin si Drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare të SHBA.
Kam pasur kënaqësinë ta takoj personalisht disa herë. Ai gjithmonë më ka bërë përshtypje për njohuritë e tij të thella dhe kuptimin e shkëlqyeshëm të çështjeve të ndryshme ndërkombëtare dhe të sigurisë.
Një patriot i vërtetë amerikan, një mik i lirisë dhe demokracisë, ai gëzon respektin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të kombit amerikan.
Ai është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të udhëhequr Inteligjencën Kombëtare të SHBA dhe vendi do të jetë më i mirë dhe më i fortë me një njeri si ai në krye të kësaj detyre.
Uroj që Z. Ratcliffe të gjitha më të mirat në kapitullin e jetës së tij”, shkruan Destani në mesazhin e tij.