KKD / Lazim Destani bashkon sipërmarrësit e Diasporës në ndihmë vendlindjes

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani sërish ka ndërmarrë një nismë për t’i ardhur në ndihmë vendlindjes. Së bashku me sipërmarrës të tjerë nga diaspora, ai ka siguruar 12 mijë komplete testimi për Covid-19. Këto komplete testimi do të dhurohen në Kosovë, përfshirë dhe Luginën e Preshevës.

Filantropi dhe Presidenti i kompanisë ”Ecolog International”, Lazim Destani, së bashku me pronarin e kompanisë ”EuroKoha” Remzi Ejupi dhe pronarin e kompanisë “Abbruch AWR” Nazmi Viqa kanë siguruar një sasi jo të vogël testesh për të ndihmuar vendlindjen në këtë periudhë pandemie.

Nga këto 12 mijë teste, një mijë do të shkojnë si donacion në Luginën e Preshevës, në përkrahje të bashkëkombasve tanë të këtij rajoni.

Testet e dhuruara përmes këtij donacioni do të jenë jo vetëm kontribut në mbështetje të popullatës por ato shikohen edhe si një mënyrë falënderimi ndaj personelin mjekësor të cilët po japin kontribut të jashtëzakonshëm për frenimin e përhapjes së virusit dhe mjekimin e pacientëve me Covid-19.

Previous
Previous

Lazim Destani: Diaspora sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia

Next
Next

Lazim Destani uron kreun e inteligjencës amerikane: Zgjedhja e duhur ne kohën e duhur