Lazim Destani: Diaspora sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës sot janë dorëzuar 15 mijë teste për COVID-19 tre ndërmarrësit e suksesshëm shqiptarë, Lazim Destani, përfaqësues i “Ecolog”-ut, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, potencoi se Diaspora vazhdimisht i mban sytë kah trojet shqiptare.

“Është kënaqësi dhe nder sot të jemi këtu. Ne sapo e përfunduam vizitën brenda ambienteve të Institutit ku u njoftuam mbi procesin e punës dhe aktivitetet këtu. Së bashku me dy kolegët e mi, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, ndërmorëm aktivitetin për sigurimin e këtyre testeve. Lidhur me këtë iniciativë, paraprakisht patëm zhvilluar bisedime edhe me atëherë Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Janë gjithsej 15 mijë teste që po dhurojmë. Diaspora i ka gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Shpresoj sa më shpejt të dalim nga gjendja që ka shkaktuar pandemia”, tha Destani.

Previous
Previous

Lazim Destani: Nuk synoj politikën, pioritetet e mia janë Diaspora dhe zhvillimi ekonomik

Next
Next

KKD / Lazim Destani bashkon sipërmarrësit e Diasporës në ndihmë vendlindjes