COVID-19 / Lazim Destani ndihmon mijëra familje në Maqedoninë e Veriut
Kompania Ecolog International e filantropit Lazim Destani ka zgjedhur t’u vijë në ndihmë duke u dhuruar kupona mijëra familjeve në Tetovë si dhe në komunat përreth.
Me anë të kuponave secili përfitues mund të shkojë në marketet e përzgjedhura dhe të marrë produkte ushqimore, apo edhe ato të higjienës.
Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Destani bën thirrje nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook që bizneset të jenë sa më pranë familjeve në nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie.
Sipas tij, blerja e produkteve vendase është mbështetje gjithashtu edhe për prodhuesit dhe ekonominë e vendit.
Kjo ndihmë nga Lazim Destani dhe Ecolog International vjen menjëherë pas dhurimit të mijëra tabletave për ndjekjen e mësimit online që Ecolog u bëri studentëve që vijnë nga familjet në nevojë anembanë Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe Luginës së Preshevës