Lazim Destani merr pjesë në konferencën “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”

Lazim Destani merr pjesë në konferencën “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”

Nën organizimin e shoqatës ‘Unioni i Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc’ dje i zhvilloi punimet Konferenca II Ekonomike me moton ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’. Këtu ishin të pranishëm mbi 300 pjesëmarrës, nga të cilët mbi 200 biznese që vinin nga të gjitha viset shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, nga diaspora, si Zvicra, vendet e BE-së, Turqia e deri nga Australia e largët.

Kësaj konference, e dyta me radhë pas asaj të vjetshmes, i dha peshë edhe prezenca e autoriteteve të Luginës, si kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, deputeti Shaip Kamberi, e të tjerë.

I ftuar në këtë konferencë për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës Lazim Destani këtë aktivitet e çmoi si shumë të rëndësishëm për gjallërimin e ekonomisë së kësaj ane. Në fjalën e tij ai theksoi se fuqizimi i ekonomisë së kësaj ane vetvetiu sjell vende të reja pune dhe kjo e rrit standardin jetësor të popullatës së këtushme.

Lazim Destani merr pjesë në konferencën “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”

Përmes postimit të tij në Facebook Destani shprehet:

‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’ është motoja e Konferencës Ekonomike që dje i zhvilloi punimet për të dytën herë me radhë në këtë rajon të Luginës. U ndjeva i nderuar me pjesëmarrjen në këtë ngjarje që tashmë i ka vënë themelet për të qenë një event tradicional për gjallërimin e jetës ekonomike në Luginë. Ky aktivitet organizohet nga shoqata ‘Unioni i Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc’, të drejtuar nga Xhelal Memeti, ndërsa konferenca e sivjetme shënoi dhe një-vjetorin e themelimit të shoqatës. Krahas pjesëmarrjes së mbi 200 bizneseve nga trojet tona e nga diaspora këtu ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Odave Ekonomike të trojeve tona si dhe autoritete lokale të Luginës.

Kjo ngjarje ishte një mundësi shumë e mirë ku bizneset nga diaspora, por edhe ato nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, të njihen me prodhuesit e Luginës e të ngrenë bashkëpunim mes vete. Gjatë diskutimeve e bisedave këtu, potencova se më e mira që ne njerëzit e biznesit mund ta bëjmë sot për Luginën është mbështetja që mund t’ua japim prodhuesve të këtushëm për plasimin e produkteve të tyre në tregjet europiane apo të rajonit tonë. Dhe kjo nuk duhet të shikohet thjesht e vetëm si biznes por le ta shikojmë si mënyrën më të mirë për ta dhënë kontributin tonë patriotik që na takon ta bëjmë për Luginën. Fuqizimi i ekonomisë së kësaj ane vetvetiu sjell vende të reja pune, dhe kjo i duhet sot Luginës, rinisë e popullatës së këtushme.      

Uroj që bashkëpunimi mes bizneseve tona të jetë gjithnjë në rritje e në funksion të zhvillimit ekonomik, për jetë më të mirë e për progresin tonë si komb.

Previous
Previous

Berlin / Lazim Destani, në inaugurimin e panairit “Global Albanian Gastronomy Festival”

Next
Next

Lazim Destani e priti në takim kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami