Lazim Destani e priti në takim kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

image of people inside company premises

Në zyrën e tij në kompaninë Ecolog në Tetovë dje Lazim Destani e priti për vizitë kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Destani dhe Kasami zhvilluan biseda e diskutuan së bashku mbi mundësitë e bashkëpunimit publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Ecolog. Gjatë këtij takimi temë kryesore ishte ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit për të cilin këto ditë kishte dalë dhe leja e ndërtimit. Ata u shprehën të kënaqur që pas një pritje të gjatë më në fund u kryen të gjitha procedurat formale dhe erdhi dita që për këtë projekt të hidhen themelet e të nisë puna për ta bërë Tetovën me stadium të ri e modern.

Kryetari Kasami me këtë rast tha, “Projekti i stadiumit të ri përfaqëson gjithashtu një shembull të qartë të bashkëpunimit të frytshëm midis sektorit publik dhe atij privat, ku falë angazhimit të përbashkët, po i japim jetë një projekti të rëndësishëm që do të shërbejë si simbol i bashkimit dhe progresit të komunitetit tonë”.

lazim destani and bilall kasami

Lidhur me këtë takim, Lazim Destani në Facebook shkruan:

Sot këtu në Tetovë, në ambientet e kompanisë Ecolog, e prita për vizitë Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në këtë takim, krahas projektit të stadiumit të qytetit, ne diskutuam në përgjithësi mbi mundësitë e bashkëpunimit mes kompanisë sonë dhe Komunës. Për sa i takon stadiumit të Tetovës, unë shpreh kënaqësinë që tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat formale, përfshirë dhe lejen e ndërtimit që është marrë këto ditë.

Jam i lumtur që erdhi momenti i shumëpritur i nisjes së ndërtimit të këtij stadiumi. Uroj punët ndërtimore të këtij projekti të shkojnë mbarë e mirë. Stadiumi i ri i Tetovës, si një vlerë e shtuar për qytetin tonë, është kurorëzim i punës dhe sakrificës së brezit të vjetër tetovar në shërbim të sportit, sport-dashësve dhe në mënyrë të veçantë, në shërbim të brezave të ardhshëm.

lazim destani welcomes municipality team in company premises
Previous
Previous

Lazim Destani merr pjesë në konferencën “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”

Next
Next

Lazim Destani merr pjesë në promovimin e librit, ‘Si e zbuluam Zvicrën duke ecur’