Tetovë/ Lazim Destani, në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8

Sot në Tetovë u vendos guri i themelit për ndërtimin e Korridorit 8, ngjarje kjo domethënëse si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për gjithë rajonin. Në këtë ngjarje që shënon nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj autostrade morën pjesë krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut, autoritete qeveritare nga Shqipëria e Bullgaria. Nga trupi diplomatik këtu mori pjesë Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Angela Price Aggeler e cila në fjalën e saj këtë projekt e cilësoi si shumë të rëndësishëm dhe investim që i shërben të ardhmes së rajonit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se akti i sotëm është fillimi i një vepre serioze strategjike me përfitim për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të Maqedonisë së Veriut si dhe të dy vendeve fqinje që i lidh ky Korridor, por edhe për gjithë rajonin. Ai më tej tha se me pozitën gjeostrategjike dhe Korridorin 8 Maqedonia e Veriut bëhet një rrugë e pashmangshme transporti si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Në këtë ceremoni inauguruese të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori pjesë edhe biznesmeni e filantropi i shquar, Lazim Destani. Pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet e njoftoi vetë filantropi në rrjetet e tij sociale.

lazim destani standing in front of motorway prototype

“I ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8 që u mbajt në Tetovë. Në këtë ngjarje, ku dita e sotme u quajt historike, morën pjesë autoritete qeveritare nga tre vendet e rajonit që i përshkon ky Korridor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe të Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane”, shkruan Destani.

Sipas tij, “me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane. Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike. Qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njërëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona. Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut”.

Previous
Previous

Lazim Destani viziton bizneset shqiptare në Bursa të Turqisë

Next
Next

Pavarësia e Kosovës / Lazim Destani, homazhe te Varrezat e Jasharajve në Prekaz si dhe vizitë te babai i Hashim Thaçit