Forumi i Shkupit për Ekonomi dhe Financa, Lazim Destani: Ngjarje e veçantë për rajonin
Lazim Destani merr pjesë në Forumin Ekonomik Financiar të Shkupit që mbahet këto ditë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ky është edicioni i dytë i konferencës vjetore ndërkombëtare inicuar nga Ministria e Financave dhe paraqet ngjarjen kryesore të këtij dikasteri. Konferenca është mundësi e mirë për të dëgjuar përvojat dhe pikpamjet e përfaqësuesve të institucioneve financiare të vendeve të rajonit dhe atyre ndërkombëtare si dhe sektorit të biznesit.
Tema e forumit të sivjetëm që po i zhvillon punimet këto ditë është, ‘Rritja e Qëndrueshme në Kohë Paqartësie dhe e Mëpasshmja’.
Në postimin e tij në Facebook Lazim Destani shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në hapjen e këtij Forumi ku marrin pjesë krerët e vendeve të Ballkanit si dhe ekspertë rajonalë e botëror të ekonomisë e financave. Ndër figurat pjesëmarrëse, ai veçoi Zv.Presidenten e Bankës Botërore për Europë dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde si dhe nobelistin amerikan Paul Krugman. Ai potencoi se prezenca dhe fjalimi kryesor i mbajtur nga Nobelisti Krugman, Profesor i shquar i Ekonomisë në universitetin City University of New York, ishte nder për auditorin dhe me peshë të veçantë për këtë Forum.