Lazim Destani takoi kryeministrin e Republikës së Afrikës Qendrore
Lazim Destani takoi kryeministrin e Republikës së Afrikës Qendrore (RAQ), Simplice Sarandji. Në këtë takim ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në vendet afrikane.
Kryeministri Sarandji shprehu vlerësimet e tij për projektet e deritashme të kompanisë së familjes Destani në Republikën e Afrikës Qendrore duke i bërë ftesë për ndërmarrjen e iniciativa të reja për investime edhe në sektorë të tjerë.
Nga ana tjetër, Destani i shprehu atij kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm me institucionet e RAQ.