Shkodër/ Lazim Destani nderohet me çmimin “Nënë Tereza”

Presidenti i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi dhe filantropi Lazim Destani është nderuar ditën e sotme me çmimin “Nënë Tereza”. Ky çmim iu akordua z. Lazim Destani në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në takimin tradicional “Takimi i Shkodrës”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” dhe Bashkia e qytetit të Shkodrës.

Çmimi i Madh “Nënë Tereza” iu dha Lazim Destanit me motivacionin: Në mirënjohje për merita dhe kontribute të pakrahasueshme në mbrojtje të çështjeve dhe interesave shqiptare në të gjithë botën, për lartësimin e flamurit dhe të kombit shqiptar, si dhe për filantropinë e paçmueshme ndër dekada në të gjitha trevat shqiptare!

Çmimi iu dorëzua nga Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, z. Avni Ponari.

Previous
Previous

Oda Ekonomike vlerëson Lazim Destanin për mbështetjen e bizneseve në Diasporë

Next
Next

Lazim Destani në “Takimin e Shkodrës”: Bashkëpunimi do t’i mbajë afër shqiptarët