Lazim Destani pjesë e forumit ballkanik mbi Antisemitizmin
Këtë të mërkurë u mbajt Forumi Ballkanik mbi Antisemitizmin, unik në llojin e vet. Forumi u organizua nga Combat Anti-Semitism Movement në bashkëpunim me Parlamentin e Shqipërisë.
Pjesë e këtij forumi online ishte dhe filantropi Lazim Destani i cili ndoqi diskutimet për krijimin e një mburoje të fortë në rajonin e Ballkanit kundër urrejtjes dhe intolerancës, si dhe promovimin e bashkëpunimit në luftën e anti-semitizmit.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte dhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Teksa falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, Pompeo tha se pas luftës dhe holokaustit ata ofruan një ndihmë të rrallë për hebrenjtë, duke i shpëtuar nga nazizmi.
Parlamenti shqiptar javën e shkuar votoi njëzëri një rezolutë për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit duke iu bashkuar 43 vendeve të tjera që e kanë miratuar atë.