Lazim Destani falënderon Kongresistin Eliot Engel

Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart dhe e ka falënderuar Kongresistin Eliot Engel për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje të çështjes shqiptare si dhe për kontributin e tij madhor për demokratizimin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi.

Në vijim, teksti i plotë i postimit të z. Destani në Facebook:

“Respekt dhe mirënjohje pafund për Kongresistin Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më se tri dekada. Gjatë gjithë kësaj periudhe në Kongres, Eliot Engel ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare e të promovimit të demokaracisë në rajonin e Ballkanit. Është i jashtëzakonshëm kontributi i tij në mbështetje të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Si ekspert i rrethanave në Ballkan, ai është dalluar me përkrahjen që i ka dhënë angazhimit të Shteteve të Bashkuara për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike në vendet e rajonit tonë.

Jam i bindur se miku ynë Eliot Engel do të vazhdojë ta mbështesë rajonin e Ballkanit në rrugën e tij drejt zhvillimit të proceseve demokratike.

Falënderimet dhe mirënjohjet më të thella për këtë mik të madh të kombit tonë, për Kongresistin Eliot Engel.”

Previous
Previous

Lazim Destani mbështet botimin e librit, Demografia e Kosovës

Next
Next

Lazim Destani, në takimin e fund-vitit të Dhomës së Biznesit të Diasporës