Filantropi Lazim Destani në Forumin e rëndësishëm në Vienë

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës, me temë “Ekonomia takon politikën” që i zhvilloi punimet në kryeqytetin austriak.

Në këtë forum morën pjesë kryeministra të vendeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve europiane, si dhe përfaqësues të lartë politik të rajonit dhe të ekonomisë europiane e globale. Destani zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, ku u diskutua mbi mundësitë e reja të investimit në Kosovë.

Në profilin e tij në facebook z. Destani shkruan:

I ftuar nga Forumi Ekonomik i Vienës (FEV), sot mora pjesë në këtë ngjarje të përvitshme, e 19-ta me radhë, me temë “Ekonomia takon politikën” që i zhvilloi punimet në kryeqytetin austriak.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Kryeministra të vendeve anëtare të FEV, përfaqësues të institucioneve europiane si dhe përfaqësues të lartë politik të rajonit dhe të ekonomisë europiane e globale.

Këtu pata mundësinë të takoj përfaqësues të kompanive shumë të suksesshme si, Reifeisen International Bank, A1 Telekom Austria Group AG si dhe kompani të tjera austriake e europiane. Në kuadër të Forumit gjithashtu zhvilluam një takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me ç’rast diskutuam mbi mundësi të reja investimi në Kosovë.

Forumi i zhvilloi punimet në tre seanca njëra pas tjetrës ku nga diskutimet e zhvilluara në këto panele interesim të veçantë zgjoi paneli me temë, “Forcimi i bashkëpunimit mes ekonomisë rajonale dhe politikës, cila është rruga më e përshtatshme?”

Previous
Previous

Lazim Destani, në shënimin e 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë

Next
Next

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, vlerësim mirënjohjeje për Lazim Destanin